THIRRJE PËR APLIKIME
Mbështetje për përkthimin e veprave nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe
QKLL SHPALL FONDIN E PËRKTHIMIT NGA GJUHA E HUAJ NË GJUHËN SHQIPE
Aplikimi fillon më datën 26 qershor 2020 dhe përfundon më dt. 24 korrik 2020, ora 13:00.
Komunikimi mes kulturave si dhe rritja e cilësisë së shqipërimeve nga gjuhë të tjera dhe anasjelltas, do të jetë në fokus të punës së Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. I krijuar nga Ministria e Kulturës, Fondi i Përkthimit u kthye në një traditë në shërbim të përsosjes së këtij komunikimi. QKLL e rikthen këtë fond për të pasuruar bibliotekën e librit të huaj, që vjen në gjuhën shqipe, por edhe për të ndihmuar shqipëruesit dhe botuesit.
Fondi i Përkthimit 2020 do të nxisë dhe mbështesë financiarisht përkthime të arrira të veprave të rëndësishme të letërsisë evropiane dhe asaj botërore në gjuhën shqipe, si dhe vepra historike nga autorë të huaj, që në një mënyrë apo tjetër flitet për Shqipërinë.
Informacion i përgjithshëm
- Aplikimi duhet të bëhet nga botuesi, që është i pajisur me një licencë botimi.
- Botuesi duhet të ketë siguruar të drejtat e autorit përpara se të aplikojë ose të jetë në proces përmbyllës të sigurimit të këtyre të drejtave, proces që duhet të kryhet brenda afatit të dorëzimit të përkthimit parashikuar nga kontrata.
- Pas miratimit për mbështetje financiare të përkthimit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nënshkruan një kontratë trepalëshe me përkthyesin e kësaj vepre dhe botuesin.
- Financimi (i plotë ose i pjesshëm) i përkthimit të veprës do të mundësohet nga QKLL-ja dhe i shkon drejtpërdrejt përkthyesit.
Ju lutemi dorëzoni aplikimin pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, brenda datës 24 korrik 2020, ora 13:00, duke dërguar dokumentet (formularin e kërkesës dhe deklaratën) në [email protected]
Aplikoni: