Ismail Kadare
Poet, prozator, eseist
“Sado e ndryshme qё tё jetё Shqipёria nga Suedia, apo Franca, ajo ka nxjerrё nё dritё njё gjeni. Kadareja njihet nё tё gjithё planetin; tё kurorёzosh Kadarenё nuk do tё thotё ta emanciposh atё: do tё thotё tё emancipoheni vetё ju”.
Kёshtu do tё shkruante Alain Bosquet, nё njё letёr drejtuar jurisё sё çmimit Nobel.
Ismail Kadare (lindur në Gjirokastër, më 1936), është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Kadare njihet si shkrimtar, i cili në veprat e tij në mënyrë të qëllimshme u shmang nga realizmi socialist, dhe si i tillë veprat e tij u përkthyen dhe u lavdëruan nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës. Ai krijoi një vepër me karakter universal por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare.
Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë të shekullit të 20-të, si dhe një zë universal kundër totalitarizmit.
Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botё.
Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë.
Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca
Më 2005 fitoi Man Booker International Prize.
Më 2009 çmimin “Prince of Asturias Awards” për Artet.
Në vitin 2015 Çmimin Jeruzalem.
Më 2016 presidenti francez ia ndau titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”.
Nё 2019 Kadare u nderua me titullin mё tё lartё shtetёror qё nga koha e Napoleon Bonapartit nё Francё, “Oficeri i Madh i Legjionit tё Nderit”.
Viteve të fundit, ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.