Besnik Mustafaj
Lindi në Bajram Curri në 1958. Ai është një shkrimtar dhe politikan i mirënjohur shqiptar. Mustafaj studioi gjuhën frënge në Universitetin e Tiranës. Punoi si mësues në Tropojë dhe më pas si profesor në Universitetin e Tiranës. Mustafaj ka qenë kryeredaktor i revistës letrare shqiptare Bota Letrare ( Bota letrare). Midis 1992-1997, ka qenё Ambasadori i Shqipërisë në Francë, ku një nga arritjet e tij më të mëdha ishte nënshkrimi i Traktatit të Bursave midis Francës dhe Shqipërisë. Mustafaj gjithashtu ishte i përfshirë në politikën shqiptare si anëtar i parlamentit dhe në 2005, ai ishte Ministër i Punëve të Jashtme.
Ndër botimet e tij janë Motivi i Gëzuara (Motive të Gëzuar), Fytyrë burri (Fytyra e Njeriut), Një Sagë e Vogël(Një Sagë e Vogël), Ditari i një ambasadori në Paris etj. Puna e tij është përkthyer në frëngjisht, anglisht, gjermanisht, italisht, greqisht etj.
Tituj të veprave
Veprat e tij janë të botuara në shumë gjuhë si: Shqip, frëngjisht, anglisht, gjermanisht, italisht, greqisht etj.
Ka fituar çmimin Mesdhetar për letërsi me librin e tij “Daullja prej letre” më 1997.
Motive të gëzuara (1978)
Pragu i verës (1985)
Fytyrë burri (1987)
Bregu i lumit të kthjellët (1986)
Vera pa kthim (1989)
Shqipëria, midis krimeve dhe mirazheve
Një sagë e vogël
Daullja prej letre
Ditari i një ambasadori në Paris
Boshi
Autoportret me teleskop
Bishti i kometës
Ëndrra e doktorit (2016)
Pirro Misha, Drejtor i Bibliotekёs Kombёtare
Pirro Misha është një nga emrat më të njohur të letrave shqipe, përkthyes, publicist, botues, autor i disa librave, njeri i angazhuar në çështje me ndjeshmëri qytetare.
Aktualisht mban pozicionin e Drejtorit tё Bibliotekёs Kombёtare, qё prej vitit 2019.
Prej viti 2001, ai ka qenë drejtor ekzekutiv i Institutit të Komunikimit dhe Dialogut. Para viteve ’90 ka qenë redaktor dhe përkthyes nga gjuha angleze, frënge dhe italiane, pranë shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, ku ka përkthyer mbi 30 tituj. Po ashtu, ka qenë shef i redaksisë së romanit në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”.
Ka dhënë leksione e konferenca nëpër universitete dhe institucione në Europë dhe në Amerikën e Veriut.
Prof. assoc. dr Anila Mullahi
Prof. asoc. dr. Anila Mullahi është studiuese dhe pedagoge e letërsisë në Universitetin e Tiranës.. Që nga 2015 mban titullin akademik Profesor i asocuar.
Prof. asoc. dr. Anila Mullahi ka lindur më 26 gusht 1976 në Krujë. Në vitin 1998 përfundoi studimet në degën Gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Ndërsa në 2000 përfundoi studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës në degën Punë sociale.
Më pas do të ndjekë studimet në Shkollën e Studimeve të Thelluara Pasuniversitare, në drejtimin Letërsi si dhe në Shkollën pasuniversitare të Studimeve Evropiane.
Në 2009 do të marrë titullin akademik “Docent”, vendimi i Këshillit të Profesorëve, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës
Në maj 2012 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në Letërsi, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës me Disertacionin me temë: “Veçori të poetikës në prozën romanore”
Që nga viti 2001 është pedagoge e brendshme në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i Letërsisë, ku është titullare e lëndëve; Letërsi Botërore e shek. XIX-1 dhe Letërsi Botërore e shek. XIX-2, Letërsi Angleze etj. Ajo është hartuese e disa programeve mësimore, udhëheqëse e shumë diplomave, pjesë e grupeve të punës për realizimin e një sërë projekteve si dhe për organizimin e një sërë aktiviteteve universitare dhe konferencave shkencore etj.
Gjithashtu që nga vitit 1999 është pedagoge e ftuar në Universitetin e Arteve të Bukura, Departamenti i Arteve Figurative, ku ka qenë titullarë e lëndëve Eksplorim në Letërsi, Histori Qytetërimi dhe Estetikë
Ka marrë pjesë në shumë aktivitete shkencore; konferenca, seminare, simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare ku ka mbajtur referime dhe kumtesa mbi letërsinë shqipe, por edhe mbi letërsinë botërore, mbi procesin e përkthimit etj.
Gjithashtu ka botuar dhjetëra artikuj dhe studime të ndryshme, në fushën e letërsisë në revista shkencore në hapësirën shqipfolëse dhe jashtë saj si; Itali, Greqi, Francë, Mal i Zi, etj.
Anila Mullahi është autore e një monografie në letërsinë shqipe: Veçori të poetikës në prozën romanore të Kasëm Trebeshinës, botuar në 2013 si dhe bashkautore në disa tekste shkollore të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë për shkollat 9-vjecare dhe të mesme në Shqipëri dhe në Kosovë.
Alma Mile
Ka përfunduar arsimin e lartë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Histori-Filologjisë, në degën e Letërsisë.
Ka përfunduar Shkollën Doktorale e po përfundon tezën për mbrojtjen e titullit “Doktor”, pranë UT.
Që prej 20 vitesh punon si gazetare dhe redaktore i faqeve të kulturës, në gazetat më të mëdha në vend.
Ka punuar në gazetat:
“Korrieri”
“Shekulli”
“Panorama”
Ka qenë anëtare jurie në konkurse kombëtare e ndërkombëtare si:
Çmimet Kombëtare Letrare për vitin 2017 (2018),
Tirana International Film Festival (2007, 2016),
Çmimi Letrar “At Zef Pllumi” (2014),Çmimi Ndërkombëtar i Arteve Pamore “Onufri” (2009).
Për punën si gazetare është vlerësuar edhe me çmime si “Zonjë që bën Shqipërinë”, akorduar nga Shoqata Kulturore “Albanian Excellence” (2018), Çmimi “Gazetari më i mirë i vitit”, dhënë nga Shoqata Kulturore “Harpa”, Fier (2017), Çmimi “Aleati i vitit”, dhënë nga Aleanca Kundёr Diskriminimit” dhe “ProLGBT” (2015), Çmimi “Teodor Keko”, si gazetarja më e mirë e kulturës për vitin 2012, dhënë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (2013). Prej muajit maj 2019 punon si Këshilltare për Mediat dhe Komunikimin, pranë Ministrisë së Kulturës.
Virgjil Muçi
U lind më 1963 në Tiranë. Më 1986 përfundoi studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, në vitet 1987-1988 ndoqi kursin pasuniversitar për skenarist. Ka punuar në Ministrinë e Kulturës 1998-2000; në Bibliotekën Kombëtare 2006-2010; ministër këshilltar në Ambasadën e Shqipërisë, Otava, Kanada, 2011-’13; drejtor departamenti në Ministrinë e Punëve të Jashtme, 2012-’14; ministër këshilltar në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd, pas 2015.
Veprimtaria e tij letrare e artistike është tejet e gjerë dhe e larmishme. Autor i mëse 10 librave që rrokin një krijimtari që zë fill me prozën e shkurtër e të gjatë, për të vijuar më pas me poezinë, kinematografinë dhe, së fundi, edhe në lëmin e kritikës letrare.
Kontributi i tij është i ndjeshëm edhe në fushën e përkthimit e 13 titujve nga gjuhë dhe autorë të ndryshëm, si: Sontag, Lindgren, Bukowski, Albahari, Kagan, Edgar, Rothschild, Dickens, Christie, Candito, Salleo etj. Gjithashtu ai është aktiv edhe në shtypin e përditshëm e atë periodik me shkrime kryesisht nga fusha e kulturës.
Për veprën asokohe në dorëshkrim Piramida e shpirtërave, u nderua me çmimin Kadare 2018.