Fondi i krijimtarisë letrare për të rinj-2020, Të rejat, Thirrje|

QKLL SHPALL FONDIN E KRIJIMTARISË LETRARE PËR TË RINJ

Mbështetja e letërsisë së autorëve të rinj do të jetë në fokus të punës së Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Në zbatim të kësaj politike, QKLL-ja shpall të hapur “Fondin e krijimtarisë letrare për të rinj”, për vitin 2020. Ky fond do të nxisë dhe mbështesë financiarisht procesin krijues të autorëve të letërsisë së sotme shqipe.
QKLL-ja do t’u japë përparësi krijuesve të rinj, duke marrë parasysh vështirësitë që ata hasin për t’u evidentuar dhe promovuar në fushën e letrave. “Fondi i krijimtarisë letrare për të rinj”, do të vijojë të shpallet edhe në vitet e ardhshme nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

INFORMACION I PËRGJITHSHËM

  • Thirrja është e hapur për të gjithë krijuesit e poezisë dhe prozës nga mosha 18 deri në 35 vjeç.
  • Aplikimi kryhet nga botuesi, i pajisur me licencë botimi, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.
  • Financimi për mbështetjen e procesit krijues të veprës do të mundësohet nga QKLL-ja dhe i shkon drejtpërdrejt autorit.
  • Aplikimi fillon më datën 10 korrik dhe përfundon në datën 28 gusht 2020, ora13:00.

Ju lutemi, dorëzoni dokumentacionin përkatës pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, brenda datës 28 gusht 2020, ora 13:00, në adresën Rruga “Gjon Pali II”, nr. 1010, Tiranë, Shqipëri, pranë hotel “Domus”, dhe në postën elektronike: [email protected]

Për informacione të mëtejshme mund të shkruani në adresën elektronike: [email protected]

Aplikoni:

Shkarko deklaratën

Shkarko formularin

Comments are closed.

Close Search Window