NËNSHKRUHET MEMORANDUMI I BASHKËPUNIMIT MIDIS BKSH-së dhe QKLL-së
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nënshkruan sot “Memorandumin e bashkëpunimit” midis dy institucioneve të tyre.
Nëpërmjet këtij Memorandumi, BKSH-ja dhe QKLL-ja do të realizojnë botime, konferenca shkencore, ekspozita, aktivitete dhe projekte të përbashkëta, të cilat do t’i shërbejnë shkëmbimit të eksperiencave të ndërsjella. Do të ofrojnë përdorimin e ambienteve të tyre për konferenca dhe salla ekspozimi.
Me interes të veçantë do të jetë shkëmbimi i botimeve ndërmjet BKSH-së dhe QKLL-së. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë do të ofrojë serinë e botimeve të reja, ndërsa Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të ofrojë botimet e saj.
BKSH-ja dhe QKLL-ja do të aplikojnë në projekte të përbashkëta në Bashkimin Europian. Do të punojnë së bashku për përkujtimin e datave dhe autorëve shqiptarë që përfaqësojnë trashëgimi historike e letrare në veprën e tyre.