Fondi me ilustrime - 2020, Të rejat, Thirrje|

Në kuadër të mbështetjes së krijuesve në fushën e botimit të librit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpall hapjen e procedurave për thirrjen “Fondi i Librit me Ilustrime”.
Projekti, i ideuar dhe shpallur nga QKLL-ja, synon të mbështesë financiarisht, të vlerësojë dhe të nxisë punën e ilustruesve të rinj të librit shqip.
Projekti “Fondi i Librit me Ilustrime”, do të vijojë të shpallet nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit edhe në vitet e ardhshme.

Informacion i përgjithshëm

  • Thirrja është e hapur për të gjithë ilustruesit e librave artistikë në prozë dhe poezi.
  • Libri duhet të jetë i pabotuar ose në proces botimi.
  • Aplikimi kryhet nga individë, ose ent botues i pajisur me licencë botimi, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.
  • Financimi për mbështetjen e procesit krijues të veprës do të mundësohet nga QKLL-ja dhe i shkon drejtpërdrejt krijuesit.
  • Aplikimi fillon më datën 11 nëntor 2020 dhe përfundon në datën 26 nëntor 2020, ora 14:00.
  • Fituesit shpallen në datën 11 dhjetor 2020.

Dokumentacioni përkatës duhet të dorëzohet pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, brenda datës 26 nëntor 2020, ora 14:00, në adresën: rruga “Papa Gjon Pali II”, nr. 1010, Tiranë, Shqipëri, pranë hotel “Domus”, dhe në postën elektronike: [email protected]

Për informacione të mëtejshme, ju lutemi të na kontaktoni në adresën e mësipërme.

Shkarkoni formularin e aplikimit

Shkarkoni deklaratën

Comments are closed.

Close Search Window