Aktivitete, Të rejat|

Rudolf Marku u shpall nëpërmjet një ceremonie mbajtur në Ministrinë e Kulturës, Poeti Laureat shqiptar.

Përgjatë dy viteve, 2020-2022, ai do të jetë në krye të një fushate për të promovuar poezinë shqipe.

Komiteti i këtij vlerësimi e shoqëroi vendimin me motivacionin e mëposhtëm:

Motivacioni:

“Ka arritur të ndërtojë një vepër të pasur dhe koherente përtej konteksteve historike, politike dhe gjeografike në të cilat ka jetuar poeti, duke shprehur me gjuhën e përshtatshme atë çka është e qëndrueshme te njeriu. Në motivacionin për Poetin Laureat është vlerësuar edhe shërbimi i çmuar që i ka bërë ai kulturës kombëtare, duke sjelle në shqip shumë nga kryeveprat e poezisë botërore”.

Comments are closed.

Close Search Window