Aktivitete, Mbështetje financiare për projekte në fushën e librit dhe leximit 2020, Të rejat|

U realizua sot, më 30 tetor 2020, në kuadër të tetorit të Librit, ceremonia finale e Festivalit Letrar për të Rinj “Tirana Gate 2020” Edicioni VI, Seksioni II (për të rinjtë nga 18-35 vjeç) në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Ky seksion pati si temë të tij “Të jetosh në pandemi”, pra pandeminë dhe ndryshimet e sjella prej saj që nga fillimi i këtij viti e deri sot. Prurjet, të cilat u përmblodhën, si në çdo edicion në Antologjinë e Festivalit na rrëfyen copëza jete dhe ndijimesh të të rinjve konkurrentë që janë pjesë e një tabloje të përbashkët jetese dhe ndijimesh të gjithësecilit prej nesh. Fitues të këtij edicioni u shpallën: Ese: Alban Tufa “Dhuratë botës një vëllim me tregime”Prozë: Jetlira B. Avdiaj “Dita 44″Poezi: Benjamin Krasniqi “Dashuri në kohën e Covid-it”







Comments are closed.

Close Search Window