Aktivitete, Të rejat|

Sot, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Tiranë organizuan ekspozitën “Në Lindje, lufta pa fund 1918-1923“. Gjithashtu, u bë i mundur promovimi i librit “Shqipëria në reportazhet e Robert Vaucher”, një përmbledhje nga Dr. Dorian Koçi një botim i shtëpisë botuese “Papirus”, me financimin e Ministrisë Franceze të Europës dhe të Punëve të Jashtme dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.
 
Në kontekstin e rindërtimit të Evropës Lindore dhe të Lindjes së Afërt, duke u interesuar për historinë e një hapësire gjeografike pak të njohur në Francë, ekspozita Në Lindje, lufta pa fund . 1918-1923 përshkruan zëvendësimin e vështirë, gjatë kësaj periudhe, të perandorive të vjetra nga shtetet e reja kombe, shoqëruar me ndryshime të rëndësishme kufijsh, sidomos nëpërmjet konfilkteve të ndryshme, revolucioneve dhe kundër-revolucioneve. 
 
Ministria e Kulturës Znj Elva Margariti u shpreh se: Muaji Nëntor nuk mund të kuptohet pa këto lloj aktivitetesh sidomos në hapësirat e Muzeut Historik Kombëtar. Ekspozita që po hapim sot për të cilën falenderoj pa masë Ambasadën Franceze një nga partnerët tanë më të mëdhenjë mbështetës për të gjitha aktivitetet tona do na ofrojë një panoramë të gjerë të viteve 1918-1923 të dokumentuara në fotografi e pamje të ndryshme. Libri që po promovohet gjithashtu është i një rëndësie të veçantë historike në ditët e sotme. 
 
Ambasadorja e Francës në Shqipëri në referencën e saj u vuri theksin tek bashkëpunimet e vazhdueshme te suksesshmee ndërmjet dy shteteve tona. Do doja t ju falenderoja për mbështetjen e bashkëpunimeve të vazhdueshme që keni treguar duke uruar të vazhdojnë të jenë po kaq të suksesshme edhe në të ardhmen u shpre ajo. Ju përgëzoj për këtë botim libri që është vërtet i rëndësishëm duke pasur parasysh epokën në të cilën televizioni nuk ekzistonte këto fakte të dokumentuara historike nga Robert Vaucher marrin një rëndësi të veçantë.
 
Znj. Alda Bardhyli në mungesë shprehu mirënjohjen e saj dhe urimet më të mira për këtë botim duke e konsideruar si një libër me vlera lidhur me faktet historike që përcjell trajtuar në një mënyrë mjaft interesante gati gati të një lloji letërsie të mirëfilltë. Libri që prezantojmë sot “Shqipëria në reportazhet e gazetarit Robert Vaucher” hap gjerësisht rrugën për një histori sociale të ballafaqimit të kulturave dhe mentaliteteve shtetformuese gjatë Luftës së Parë Botërore në Shqipëri. Është kjo një nga arsyet e financimit të botimit të këtij libri nga ana e QKLL së bashku me Ambasadën franceze sepse besojmë fort që brezi i ri ka nevojë për një histori të tillë larg përshkrimit epik e heroik por edhe të fateve njerëzore, të pasigurive për të zgjedhur rrugën më të mirë kur Fuqitë e Mëdha njëlloj si në Olimpin e lashtë grinden. 
 

Comments are closed.

Close Search Window