Sot, më datë 24.09.2021, në mjediset e Akademisë së Studimeve Albanologjike, u Albanologjike të përfaqësuar nga rektori prof. dr. Luan Përzhita dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, e përfaqësuar nga drejtoresha, Alda Bardhyli.
Ky Memorandum Mirëkuptimi do të nxisë marrëdhëniet midis palëve me qëllim zbatimin e projekteve të përbashkëta, të cilat synojnë përkujtimin e ngjarjeve më të rëndësishme historike të popullit shqiptar, nxitjen e kulturës së leximit dhe të krijimtarisë, zgjerimin e audiencave letrare, promovimin e letrave shqipe brenda dhe jashtë vendit.
Ndër të tjera projektet që do të realizohen synojnë promovimin e librave të autorëve të ndryshëm në mjediset e Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, duke evokuar ngjarje dhe personalitete të rëndësishme historike.