Aktivitete, Konsultime Publike dhe Memorandume, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët nënshkruan sot në mjediset e QKLL-së një Memorandum Mirëkuptimi midis dy institucioneve të tyre, përfaqësuar nga Prof. Diana Kastrati, drejtore e QSPA-së dhe Zonjës Alda Bardhyli, drejtore e QKLL-së
Ky Memorandum Mirëkuptimi rregullon marrëdhëniet midis palëve me qëllim zbatimi i projekteve të përbashkëta. Projektet në fjalë kanë si qëllim nxitjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve për shkëmbimin e ekspertizës dhe përkujtimin e ngjarjeve më të rëndësishme historike të komunitetit arbëresh, nxitjen e leximit dhe të krijimtarisë të lidhur me promovimin e letërsisë arbëreshe dhe të autorëve që studiojnë letërsinë arbëreshe brenda dhe jashtë vendit.
Projektet që do të realizohen synojnë në botimin dhe promovimin e librave të autorëve të ndryshëm që studiojnë letërsinë arbëreshe, në mjediset e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët dhe në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit duke promovuar personalitetet dhe ngjarjet e rëndësishme historike.

Comments are closed.

Close Search Window