Aktivitete, Fondi i përkthimit letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj-2021, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mblodhi sot në mjediset e saj jurinë e ngritur për Fondin mbështetës për Përkthimet nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj, çelur në kuadrin e mbështetjes që QKLL-ja ka në politikat e saj për autorët shqiptarë, me synim promovimin dhe nxitjen e përkthimit të veprave të tyre në gjuhë të huaja.
Juria u njoh me rregulloren dhe me materialet e para të dorëzuara nga aplikuesit për këtë fond dhe gjithashtu zgjodhi sot, në cilësinë e Kryetarit të kësaj jurie, zonjën Diana Kastrati.

Comments are closed.

Close Search Window