Aktivitete, Konsultime Publike dhe Memorandume, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nënshkroi sot një Memorandum Bashkëpunimi me Bashkinë Kamëz, për t’u dhënë jetë aktiviteteve të përbashkëta në nxitje të leximit.
Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Rakip Suli, dhe Drejtoresha e QKLL-së, znj. Alda Bardhyli.
Nxitja dhe promovimi i leximit, si mjeti i vetëm që na çon drejt edukimit, është një nga prioritetet e përhershme të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Z. Suli shprehu angazhimin e tij në këtë bashkëpunim, për të çuar përpara projekte të përbashkëta me në fokus librin, duke iu bashkuar fushatës.

Comments are closed.

Close Search Window