Aktivitete, Të rejat|

Ambasadori i Kinës në Tiranë, Zhou Ding, vizitoi sot Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Bashkëpunimi mes Kinës dhe Shqipërisë në fushën e librit, përkthimi i autorëve shqiptarë në gjuhën kineze, zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta me në fokus librin, pjesëmarrja në festivale dhe konferenca të rëndësishme letrare, sfida e leximit për brezin e ri, ishin pjesë e bisedës.
Kujtojmë se prej disa vitesh, një program i rëndësishëm në fushën e librit ka filluar midis qeverive të dy vendeve, me një mbështetje të rëndësishme financiare nga ana e qeverisë së Kinës për botimin e rreth 25 librave të përkthyer nga letërsia kineze në shqip dhe anasjellas, në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë.
Ambasadori Ding u shpreh se libri është mjeti që ka bashkuar gjithnjë dy popujt tanë, duke shprehur mbështetjen për programe që kanë në fokus autorët e rinj shqiptarë.
Po kështu, ambasadori Zhou Ding vizitoi dhe ekspozitën “Një karrige për shkrimtarët”, me autor Roland Tashon, e cila prej dy javësh vijon të jetë e hapur në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Comments are closed.

Close Search Window