Aktivitete, Të rejat|

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, znj. Alda Bardhyli, zhvilloi sot një takim në Ministrinë e Kulturës dhe Informacionit të Republikës së Serbisë me përfaqësuesit kryesorë të shoqatave të shkrimtarëve, botuesve, librarëve serbë. Takimi u përshëndet nga zv.ministri i Kulturës dhe Informacionit, z. Radovan Jokiç, i cili e vlerësoi tryezën si mjaft të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e librit.
Gjatë tryezës u theksua domosdoshmëria e një takimi mes botuesve të të dyja vendeve në Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrinë e Kulturës dhe Informacionit të Republikës së Serbisë dhe QKLL-së.
Nevoja për të qenë më të pranishëm autorët shqiptarë dhe serbë në tregun e librit mes dy vendeve, pjesëmarrja në konferenca, festivale, panaire të përbashkëta u konsolidua gjatë këtij takimi.
Ministrja e Kulturës dhe Informacionit të Serbisë, Maja Gojkovic, vlerësoi frymën e bashkëpunimit në fushën e librit, duke u shprehur se ka mirëpritur ftesën e ministres së Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, për të vizituar Shqipërinë.

Comments are closed.

Close Search Window