Aktivitete, Të rejat|

Libraria e parë e librit shqip në Malin e Zi, hapi dyert dje, si një ëndërr e madhe për të gjithë shqiptarët, falë mbështetjes së Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe Qeverisë së Shqipërisë.
Kjo librari do të jetë një hapësirë e madhe komunikimi për librin shqip nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, një kënd dialogu, ku do të komunikojnë vlerat më të mira të kulturës shqiptare.
Libri ka një rol të qenësishëm në edukimin e brezave dhe përsosjen e gjuhës shqipe.
Hapja solemne e Librari Ulqinit u përshëndet edhe nga Drejtorja e QKLL-së, znj. Alda Bardhyli, e cila, ndër të tjera, përcolli vlerësimin e Ministres së Kulturës, Elva Margariti, për këtë ngjarje të rëndësishme për shqiptarët e Malit të Zi.

Comments are closed.

Close Search Window