U zhvillua në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit takimi letrar me studentë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, në kuadër të projektit “Rrugëtim drejt identitetit”, mbi dy romanet “Kapelat prej kashte” dhe “Gërsheti”.
Aktiviteti u organizua nga Botimet Toena dhe Qendra për Bashkëpunim Ballkanik “Loja” me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe të Leximit, në kuadër të projektit “Rrugëtim drejt identitetit” mbështetur nga Komisoni Europian.