Aktivitete, Të rejat|

“GUSH’ E KRAHRUAR”
Me rastin e 175-vjetorit të lindjes së Poetit Kombëtar dhe Rilindasit Naim Frashëri, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit kremtoi këtë datëlindje të tij nëpërmjet një mbrëmjeje poetike me poetët shqiptarë të cilët kujtuan poezinë e Naim Frashërit dhe  interpretuan poezitë e tyre. Të ftuar ishin Poeti Laureat Rudolf Marku, Mimoza Ahmeti, Preç Zogaj, Rita Petro, Sadik Bejko, Viola Isufaj.
Aktiviteti u mbajt në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Comments are closed.

Close Search Window