Aktivitete, Mbështetje financiare mbi projekte në fushën e librit dhe leximit 2021, Të rejat, Thirrje|

Profesor Edmond Tupja u mirëprit në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit nga drejtoresha Alda Bardhyli, për të shqyrtuar listën e aplikantëve në thirrjen e hapur nga QKLL-ja dhe Ambasada Franceze mbi Kursin për Trajnimin e Përkthyesve nga frëngjishtja në gjuhën shqipe.

Në bazë të kësaj liste, do të bëhet përzgjedhja e grupit të parë të aplikuesve për nisjen e kësaj atelieje trajnuese me ekspertë të fushës së përkthimit në fillim të muajit tetor. Ndërkohë, thirrja do të mbetet e hapur deri më 25 shtator.

Comments are closed.

Close Search Window