Aktivitete, Të rejat|

Fondi i Krijmtarisë Letrare për të Rinj, çdo vit u jep mundësinë 3 autorëve të rinj të botojnë veprat e tyre të para.
Bashkë me Ministren e Kulturës znj. Elva Margariti, shkrimtarë, botues të pranishëm, ndamë sot vlerësimet për fituesit e këtij viti: Alban Tufa, Enxhi Naumi, Andrin Kabashi.
Juria e kryesuar nga Liridon Mulaj dhe anëtar Enkel Demi, Sonila Strakosha, vlerësoi mes 11 dorëshkrimeve veprat e mëposhtme:
Alban Tufën me dorëshkrimin “Ata ishin (mbetën) dy”, shtëpia botuese “Toena”.
Motivacioni:
Për origjinalitetin dhe thellësinë e vargut poetik të shprehur me sinqeritet dhe pjekuri.
Enxhi Naum me dorëshkrimin “Tytnia”, shtëpia botues “Albas”.
Motivacioni:
Për poezinë e zhveshur nga droja duke e shpalosur sentimentin lakuriq nëpërmjet ndjeshmërisë së lartë artistike.
Andrin Kabashi me dorëshkrimin “Qyteti pa lumë”, shtëpia botuese “Onufri”.
Motivacioni:
Për mesazhet nënkuptimore të përcjella nëpërmjet një stili ekzistencial dhe proze të konsoliduar, që evidentojnë problemet thelbësore të brezit të mileniumit të ri.

Comments are closed.

Close Search Window