Last modified: 12 April, 2021
15 September, 2020| Aktivitete, Fondi i krijimtarisë letrare për të rinj-2020, Të rejat| QKLL
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli fituesit e projektit “Fondi i krijimtarisë letrare për të rinj”, në një ceremoni ku ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
10 autorë të rinj aplikuan për mbështetje nga ky fond. Juria, e kryesuar nga prof. asoc. Adelina Çerpja, në përbërje të së cilës ishin zv.dekania e Fakultetit të Filologjisë, Elsa Skënderi-Rakipllari dhe gazetarja e studiuesja Monika Stafa, shpalli fitues tre autorë si më poshtë:
Suad Arilla me romanin “Libri i kujtimeve dhe harresës”;
Tobias Xhaxhiu me romanin “Memento Mori”;
Besart Kadia me romanin “Loja e vjetër”.
Çmimet iu dorëzuan fituesve nga shkrimtarja Flutura Açka dhe Virion Graçi.
Last modified: 12 April, 2021
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit
Rruga Papa Gjon Pali II, 1005, Tiranë, Shqipëri
+355 (0) 68 242 1028