Aktivitete, Të rejat|

Me rastin e 113–vjetorit të lindjes së Mitrush Kutelit, një prej zërave më të rëndësishëm të prozës shqipe, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi një mbrëmje kushtuar veprës së tij, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar.

Të pranishëm ishin studiues, profesorë, njohës të mirë të veprës së tij, të cilët u ndalën më shumë në rëndësinë e veprës kuteliane në sferën kulturore shqiptare, por dhe kujtime mbi ndjesinë që lënë leximet e veprave të tij. Të pranishëm në aktivitet ishin dhe vajzat e shkrimtarit.

Gjatë aktivitetit u prezantua dhe libri më i ri i shkrimtarit “Vargje të përziera”, një libër që vetë Kuteli kishte nisur ta përgatiste vite më parë, por për rrethana të kohës mbeti i pabotuar.

Comments are closed.

Close Search Window