Aktivitete, Poeti Laureat (2020-2022), Të rejat|

Për herë të parë, QKLL do të krijojë atë që në vende të tjera quhet institucioni i Poetit Laureat, një praktikë e njohur kjo në vende si SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Kanada, Gjermani, Holandë, etj.

Qëllimi i këtij vlerësimi është ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e leximit të poezisë. Ky çmim do t’i akordohet një personaliteti në fushën e poezisë shqipe, i cili përgjatë një mandati dyvjeçar do të jetë në krye të një fushate publike me në fokus poezinë shqipe.

Komiteti drejtues i këtij projekti të rëndësishëm për botën letrare shqiptare, kryesohet nga shkrimtari dhe poeti Besnik Mustafaj dhe në përbërje të tij janë: botuesja Arlinda Dudaj, Agron Gjekmarkaj, zv.Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në UT, profesorja dhe poetja Viola Isufaj, dhe kritiku Agim Baçi.

Sot, Komiteti zhvilloi takimin e parë pranë QKLL-së, duke përzgjedhur kandidatët për këtë çmim të madh.

Më 5 tetor do të bëhen publikë emrat e kandidatëve për këtë çmim. Poeti Laureat do të shpallet më 30 tetor, duke mbyllur kështu siparin e një sërë aktiviteteve kushtuar një muaji dedikuar librit.

Comments are closed.

Close Search Window