Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau sot çmimet e projekteve “Fondi i përkthimit nga shqipja në gjuhë të tjera” dhe “Fondi i përkthimit nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe”.
Juria e përbërë nga Mimoza Kore, Preç Zogaj, Belina Budini, Anila Sema dhe Fatmira Nikolli vendosi të jenë fitues 6 tituj fitues nga 12 aplikime për “Fondin e përkthimit letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj” si dhe 6 fitues nga 23 aplikime për “Fondin e përkthimit letrar nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe”.
Visar Zhiti, Fatos Lubonja, Ben Blushi, Ismail Kadare, Romeo Çollaku, Gezim Qendro janë emrat që do të flasin në greqisht, italisht dhe lituanisht.
FONDI I PËRKTHIMIT NGA SHQIPJA NË GJUHË TË TJERA
Sh. Botuese / Përkthyesi / Autori / Vepra / Gj. përkth.
- Vaxikon, Yorgos Goumas, Ben Blushi, “Otello, arapi i Vlorës”, gr.;
- Petergailis, Dens Dimins, Ismail Kadare, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”,
Mirušo Armijas Generalis lit.;
- Plethora, Eleana Zhako, Fatos Lubonja, Ridënimi, Επανακαταδική gr.;
- Besa, M. Mandalà, Visar Zhiti, “Rrugët e ferrit”, Le strade dell’inferno it.;
- Salento, E. Derhemi, F. Ferrari, Romeo Çollaku, Mjaltë në teh, Miele sul coltello, it.;
- Eurasia, Eleana Zhako, Gëzim Qendro, Heronjtë janë të uritur, Oι ήρωες είναι πεινασμένοι, gr.
FONDI I PËRKTHIMIT NGA GJUHA E HUAJ NË GJUHËN SHQIPE
Sh. Botuese / Përkthyesi / Autori / Vepra / Gj. përkth.
- Dudaj, Adrian Beshaj, Isabel Allende, “Përtej dimrit”, “Mas alla del Inverno”, sp.;
- Onufri, Granit Zela, William Faulkner, “Absalom, Absalom”, “Absalom, Absalom”, ang.
- Dituria, Oriana Tamburi, Robert Galbraith, “Bardhësi vrastare”, “Lethal ëhite”, ang.;
- Pika pa Sipërfaqe, Arben Idrizi, Roberto Calasso, “Martesa e Kadmit dhe Harmonise”, “Le nozze di cadmo e Armonia”, it.;
- Pegi, Gentiana Kasemi, Kazuo Ishiguro, “Një pamje e zbehtë e kodrave”, A pale view of hills, ang.;
- Albas, Edlira Lloha, Wladyslaw Reymont, “Komediania”, “Komediantka”, pol.