Aktivitete, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi një kafe letrare me autorë pogradecarë, bri rrugicës ku çdo ditë ecte për te gjoli Sokrati shqiptar, Lasgush Poradeci, duke zgjuar një kohë kur elitat kulturore sfidonin vetë kohën.

Klubet e shkrimtarëve, një traditë e bukur që sot ka humbur, sfidat me të cilat përballen autorët në qytetet e vogla, por dhe nevoja për komunikim, ishin në qendër të bisedës që drejtorja e QKLL-së, Alda Bardhyli, ndau me autorë të njohur të qytetit, si Anastas Kostandini, Meri Lalaj, Istref Haxhillari, Bujar Balliu, Irini Nanushi dhe Nesti Maçolli.

Comments are closed.

Close Search Window