Aktivitete, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit zhvilloi një takim zyrtar me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Zonja Alda Bardhyli dhe Drejtori i Bibliotekës Kombëtare zoti Fazli Gajraku, folën për rëndësinë e bashkëpunimin ndër-institucional të BKK-së dhe QKLL-së për zhvillimin dhe pasurimin e koleksioneve të ndryshme bibliotekare, si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta me në fokus librin shqip midis dy vendeve.

Ndër pikat me rëndësi të këtij takimi është edhe arritja e një dakordësie me BKK-në që në vijim të ndihmesës në politikat e librit shqip dhe të përzgjedhjes së titujve të botimeve shqipe për lexuesin e Kosovës si dhe për krijimin e kolanave dhe koleksioneve bibliotekare, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, nëpërmjet ndihmës së saj me ekspertë të fushës, të ketë një rol kryesor në përzgjedhjen dhe përpilimin e listave të librave të autorëve shqiptarë e të huaj, të cilët përçojnë vlera në lëmin e letrave dhe të letërsisë.

 

Comments are closed.

Close Search Window