Aktivitete, Të rejat|

Shkrimtarja Helena Kadare në një takim me lexuesit e qytetit të Durrësit në kuadër të takimeve “Libri dhe Turizmi”
Bashkë me Bashkinë e qytetit të Durrësit nën drejtimin e Kryetares Emiriana Sako, e kemi shpallur Durrësin si kryeqytetin e librit për këtë vit.
Pas tërmetit dhe një viti të vështirë pandemik, qyteti i historisë dhe i kulturës e sheh të ardhmen përmes librit dhe leximit
Shkrimtarja Helena Kadare rrëfeu jetën dhe karrierën e saj përballë pyetjeve të një përfaqësuesi të qytetarisë durrsake, shkrimtarit Bashkim Hoxha. Roli i Helena Kadaresë për kulturën shqiptare është i rëndësishëm jo vetëm për sa i takon letërsisë, por edhe modelit që ajo transmeton për gruan shqiptare.
Kjo mbrëmje do të pasohet nga të tjera aktivitete pasi së bashku me kryetaren e Bashkisë Durrës, zonjën Emiriana Sako, Durrësi është caktuar si kryeqendra e letërsisë dhe kulturës për këtë vit.

Comments are closed.

Close Search Window