Romani “Kopshti prej qelqi”, i shkrimtares rumune, fituese e Çmimit Europian për Letërsi, Tatiana Țîbuleac, u promovua sot në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në prani të përkthyeses Maniela Sota.
Njohja e letërsisë bashkëkohore ballkanike, përmes Fondit “Europa Krijuese” dhe punës së botuesve shqiptarë, është një formë e mirë komunikimi për lexuesit shqiptarë, të cilët njihen me letërsinë që botohet sot në vende të ndryshme të rajonit.