Aktivitete, Të rejat|

Antologjia “Veshur me diell, mbathur me hanë”, me prirjen e saj të qartë për të nderuar traditën dhe kanonizuar avangardën, synon jo vetëm atë pakicë të publikut shqiptar, që ende e ndjek me vëmendje kultivimin e poezisë lirike në shqip, por edhe audiencën masive e më pak të informuar. “Veshur me diell, mbathur me hanë” është antologji e tipit companion, një libër jovoluminoz, të cilin dëshiron ta kesh përherë me vete, jo vetëm si enumeracion arritjesh poetike në shqip, por edhe si kujtesë për mosarritjet, jo vetëm për çka përfshin, por edhe për çka lë pa përfshirë.
Nga Prof. Gëzim BASHA
Veshur me diell, mbathur me hanë, është antologjia e kuruar nga Poeti Laureat Rudolf Marku, e cila tashmë është në duart e lexuesit, si një ftesë për të njohur historinë e poezisë shqipe nga shek i XXI –XX.
59 poetë janë përshirë në këtë antologji që tregon arritjet më të larta të poezisë shqipe, nga Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Zef Serembe, Asdreni deri tek emrat më në zë sot si Luljeta Lleshanaku,Arb Elo, Flutura Açka, Rita Petro, etj.
Sot mes poetësh dhe lexuesish të rinj, kjo antologji u promovua përmes diskutimesh dhe analizash.

Comments are closed.

Close Search Window