Aktivitete, Të rejat|

2 Prilli është Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë, një festë e cila ka për qëllim zhvillimin e aktiviteteve që kanë lidhje me lexuesit e moshave të vogla.
Për herë të parë u zhvillua në vitin 1967.
Festohet në këtë datë, pasi 2 prilli është ditëlindja e shkrimtarit të shquar danez për fëmijë, Hans Kristian Andersen.
Vizituam dy ditë më parë, kopshtin “Nënë Tereza” në Tiranë dhe i dhuruam bibliotekës së këtij kopshti botimet për fëmijë të mbështetura nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
Lidhja me librin që në moshat e vogla është themelore për edukimin dhe formimin në jetë.
Krahas lodrave, librat duhet të jenë një mjet i rëndësishëm në programet mësimore në kopshte.
Bashkë me Drejtoreshën e kopshtit, Loreta Dervishi, u lexuam fëmijëve vjersha dhe përralla nga autorët shqiptarë.
Çdo vit, QKLL mbështet botimin e tri veprave të letërsisë shqipe për fëmijë.

Comments are closed.

Close Search Window