Aktivitete, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi, e cila synon të rikthejë vëmendjen te vlerat më të mira të letërsisë shqipe, si lënda e parë në shkrimin e një skenari.
Marrëveshja u nënshkrua nga z. Eduart Makri, Kryetar i QKK-së dhe znj. Alda Bardhyli, drejtore e QKLL-së në prani të njerëzve të kulturës.
Përmes kësaj marrëveshjeje palët angazhohen ndër të tjera në:
Palët marrin përsipër të bashkëpunojnë për realizimin e një konkursi për skenarë për filma artistikë të paraqitur nga autorë shkrimtarë. Në funksion të këtij projekti, do të hartohet struktura organizative, e cila do të merret me hartimin e procedurave të nevojshme, të cilat do të miratohen nga Ministria e Kulturës.
Palët do të organizojnë aktivitete të përbashkëta, si konferenca, promovime libri, premiera filmash me skenarë bazuar në romane dhe novela shqiptare, të cilat do të shoqërohen me analiza me kritikë të fushës, si dhe me pjesëmarrjen e shkollave, për të zhvilluar kulturën e frekuentimit të kinemave.

Comments are closed.

Close Search Window