Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Ambasada Franceze organizuan sot takimin “Përkthyesit, farkëtarët e gjuhës”, në kuadër të çeljes së Muajit të Frankofonisë 2022, në kujtim të përkthyesve dhe kontributit të tyre të çmuar në letrat shqipe.
Përkthyesit Edmond Tupja, Ilia Lëngu, Saverina Pasho, Primo Shllaku, Ben Andoni, folën mbi përkthimin, problemet që hasen sot gjatë përkthimit dhe në lidhje me njohjen dhe përdorimin e gjuhës shqipe, dhe kujtuan ndër të tjera edhe kontributin e mjeshtrave të përkthimit ndër vite.
Në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Shqipëri, QKLL-ja ka krijuar hapësira mbështetjeje për përkthyesit nga gjuha frënge në atë shqipe, nëpërmjet fondeve të përkthimit, Ateljesë së Gjuhës e cila përgatit një brez të ri përkthyesish nën drejtimin e mjeshtrave të përkthimit nga kjo gjuhë si Edmond Tuppja, Saverina Pasho etj. dhe që do të vazhdojë edhe përgjatë këtij viti në mbështetje dhe zgjerim të këtyre politikave.