Aktivitete, Të rejat|

“Pak pakt”, vepra me autor Ledian Gjeçin, vijon të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” deri më 6 mars 2022. Një vepër e fortë, thellësisht shqiptare
Kjo vepër u shpall një vit më parë fituese e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj, nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Ministria e Kulturës.
Për herë të parë ne bëmë pjesë të këtij fondi edhe dramaturgjinë, duke mbështetur vazhdimësinë e një tradite të mirë në dramën shqipe.
Fondi i Krijimtarisë Letrare për të Rinj vijon të jetë i hapur deri më 15 mars!
Krahas shkrimtarëve dhe poetëve ftojmë dramaturgët e rinj të sjellin dorëshkrimet e tyre pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Comments are closed.

Close Search Window