Aktivitete, Konsultime Publike dhe Memorandume, Të rejat|

NËNSHKRIMI I MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT MIDIS QKLL-SË DHE INSTITUTIT TË LIBRIT DHE TË PROMOCIONIT.
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Instituti i Librit dhe i Promocionit, nëpërmjet drejtuesve të institucioneve përkatëse, Drejtoreshën e QKLL, Znj. Alda Bardhyli dhe Drejtoreshën e ILP-së, Znj.Irena Toçi, nënshkruan sot, një Memorandum Mirëkuptimi, i cili ka për qëllim bashkëpunimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet Institutit të Librit dhe të Promocionit dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Në bazë të këtij Memorandumi, që ngre një urë bashkëpunimi, QKLL do të realizojë botime, konferenca shkencore, ekspozita, takime informuese me studentë dhe pedagogë, aktivitete dhe projekte të përbashkëta që do t’i shërbejnë shkëmbimit të përvojave të ndërsjella ndërmjet dy institucioneve.
Me interes të veçantë do të jetë shkëmbimi i botimeve ndërmjet Institutit të Librit dhe të Promocionit dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Instituti i Librit dhe i Promocionit do të ofrojë serinë e botimeve të reja, ndërsa Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të ofrojë botimet e saj.
Projektet që do të realizohen synojnë në botimin dhe promovimin e librave të autorëve të ndryshëm në mjediset e Institutit të Librit dhe të Promocionit dhe në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit duke promovuar libra dhe shkrimtare shqiptarë dhe të huaj.

Comments are closed.

Close Search Window