Aktivitete, Të rejat|

Juria e “Fondit të Përkthimit Letrar për vitin 2022” e përbërë nga znj. Irena Nasi, z. Ben Andoni dhe znj. Belfjore Qose u mblodh në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në mbledhjen e tyre të parë, pas mbylljes së afatit të aplikimeve në këtë fond. Kryetar i kësaj Jurie u zgjodh z. Ben Andoni. Ndër të tjera, u diskutua mbi kriteret që do të ndiqen gjatë punës deri në përzgjedhjen e gjashtë shtëpive botuese fituesve nga ky fond. Juria do të bëjë vlerësimin e autorit dhe veprës, duke u bazuar edhe në vlerësimet e ekspertëve të përkthimit.
📚
Veprat pjesëmarrëse për “Fondin e Përkthimit Letrar nga Gjuha shqipe në Gjuhë të huaj” 2022, janë si më poshtë:
[Shtëpia Botuese – Autori – Vepra – Përkthyesi – Gjuha e përkthyer]
1.Anthea Verlag, Azem Deliu, “Shënimet e krimbit Smolinski”, Loreta Schillock, Gjermanisht
2. Akademska knjiga doo, Tom Kuka (Enkel Demi), “Flama”, Danica Avramovic, Serbisht
3.Giuseppe De Nicola Editore, Ambra Hysa, “Dashuri në kohë koronavirusi”, Irida Zusi, Italisht
4. Sedno Wydawnictwo Akademickie, Ismail Kadare, “Kronikë në gur”, Marek Jeziorski, Polonisht
5. Maison d’Europe et d’Orient, Jeton Neziraj, “Pesë stinët e armikut të popullit”, Anne-Marie Bucquet, Frëngjisht
6. Il Pettirosso, Olimbi Velaj, Lumturia e të tjerëve, Valbona Jakova, Italisht.
7. Artshop Yayıncılık, Liridon Mulaj, “Mos harro të më kujtosh”, Rozana Belli, Turqisht
8. Gruppo Editoriale Bonanno, Mira Meksi, “Diktatori në kryq”, Giovanna Nanci, Italisht
9. Eurasia 1618 L.P., Ylljet Aliçka, “Valsi I lumturisë”, Andrea Zarballa, Greqisht
10. Salento Books SAS (Besa Muci), Petro Marko, “Qyteti i fundit”, Valentina Notaro, Italisht
11. Izdavačkopreduzeće CLIO, Stefan Çapaliku, “Mbyllur për pushime, Danilo Brajović, Serbisht
12. Vakxicon Publishing, Grup Poetësh, “Antologjia e Miqve”, Petro Çerkezi, Greqisht
13. Vakxicon Publishing, Rudolf Marku, “Rrethi i brendashkruar”, Petro Çerkezi, Greqisht
14. Salento Books SRLS (Besa Muci), Tom Kuka (Enkel Demi), “Flama”, Valentina Notaro, Italisht

Comments are closed.

Close Search Window