Aktivitete, Konsultime Publike dhe Memorandume, Të rejat|

Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, nënshkruan sot në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë një Marrëveshje Bashkëpunimi për vendosjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të rehabilitimit dhe riintegrimit të të miturve që vuajnë dënimin në Institutin e të Miturve në Kavajë.
Sipas kësaj marrëveshjeje, dy institucionet bien dakord për:
1) Pasurimin me libra të bibliotekës së Institutit të të Miturve, Kavajë, ose të të Miturve të tjerë në konflikt me ligjin;
2) Mbështetjen në funksion të botimeve të ndryshme, si libra dhe/ose revista që QPKMR-ja synon të botojë, me në fokus të miturit/të rinjtë që janë duke vuajtur dënimin apo kanë përfunduar periudhën e vuajtjes së dënimit së fundmi;
3) Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta të palëve, pranë Institutit të të Miturve, Kavajë, me qëllim zhvillimin e kulturës së leximit për të gjithë të miturit që vuajnë dënimin pranë këtij institucioni;
4) Evidentimin e të miturve me talent të shkruarit e poezive etj.
Zonja Alda Bardhyli, drejtoreshë e QKLL-së, dhe zonja Klaudia Hasanllari, drejtoreshë e QPKMR-së, ndër të tjera ranë dakord edhe për realizimin e një Kalendari Aktivitetesh të Përbashkëta përgjatë vitit 2022.

Comments are closed.

Close Search Window