Aktivitete, Të rejat|

Sa hyn në Bibliotekën Franceskane ndihet fryma fishtiane tek të përfshin e po ashtu të drejton vetvetiu në qoshet ku ruhen antikuarët e rrallë që biblioteka mbart. Bastuni i Àt Gjergj Fishtës, i ruajtur nga Àt Zef Pllumi, maska e vdekjes e derdhur në bronz, si dhe dorëshkrimet e Fishtës të ruajtura në shtëpitë shkodrane nga familje të përndjekura prej regjimit komunist, me ngulmin për t’u gjetur dhe asgjësuar ashtu siç u hodhën eshtrat e Homerit shqiptar në Kir, ku edhe u tretën, pa mundur t’i treste kujtesa kombëtare.
Në një vizitë të rrallë në Bibliotekën Franceskane të projektuar nga Fishta si arkitekt, por dhe si poet, me udhërrëfimin e vyer të Shqipe Markut, përgjegjëses së kësaj biblioteke, pamë nga afër letërkëmbimin e Fishtës dhe dorëshkrimet e lëna prej tij në një kaligrafi të pastër dhe të pametë, botimet e “Lahutës së Malcís” të ruajtura me fanatizëm apo të gjetura rastësisht, që prej Blenit të parë të saj e deri te botimet e fundit.
Fryma e Fishtës ndihet kudo në këtë bibliotekë, po aq sa edhe pesha dhe gjurma që la pas Poeti Kombëtar.

Comments are closed.

Close Search Window