Panairi i 35 i Librit në Torino çeli siparin sot në prani të Ministrit të Kulturës së Italisë, Gennaro Sangiuliano dhe Ministres së Kulturës së Shqipërisë Elva Margariti.
Shqipëria është e ftuar nderi në këtë event të rëndësishëm të librit botëror.
Një lexim në gjuhën e imazhit të veprës “Kronikë në gur”, të shkrimtarit tonë të njohur Ismail Kadare, realizuar nga arkitektja Matilda Pando, pavijoni shqiptar ka tërhequr vëmendjen e mijëra lexuesve.