Aktivitete, Të rejat|

Me simbolikën e ditës së 7 Marsit, si dhe në kuadër të nismës, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, në bashkëpunim me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR) dhe me Institutin e të Miturve në Kavajë, organizuan një takim me të miturit e kësaj qendre me në thelb qëllimin e krijimit të një klime nxitjeje ndaj leximit si një nevojë shtegtimi dhe perceptimesh.

Drejtoresha e Institutit të të Miturve, zonja Marinela Alija dhe Drejtoresha e QPKMR-së, zonja Klaudia Hasanllari, shprehën angazhimin e tyre për nisma të tilla në bashkëpunim me QKLL-në, si një domosdoshmëri për afrimin e këtyre të miturve ndaj botës së librit dhe arteve, si një dritare nga ku mund të hedhin vështrimin por gjithashtu edhe të thellohen në perceptimet dhe dëshirat që rrethanat ia kanë bërë të vështirë t’i shprehin.

 

Comments are closed.

Close Search Window