Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi mbrëmjen e djeshme në mjediset e saj aktivitetin kushtuar krijimtarisë letrare të shkrimtares italiane Giulia Besa, të sjellë në gjuhën shqipe nga botimet Toena. E ftuar në këtë aktivitet ishte edhe drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës, zonja Alessandra Bertini Malgarini.
Takimi u konceptua si një rrëfim i shkrimtares me nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri” të Tiranës dhe me praninë e dy përkthyesve të veprave të saj, Xhimi Lazri dhe Erion Gjatolli.