Aktivitete, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi takimin letrar kushtuar dy përkyhimeve të panjohura më parë për lexuesin shqiptar nga shkrimtari rus Fjodor Dostojevski, të sjella në shqipe nga Nazim Saiti.
I ftuar ishte i biri, Sair Saiti, i cili, në një bashkëbisedim me botuesen e BERK, Ana Shkreli, rrëfeu se si janë përkthyer prej të atit shtatë libra nga Dostojevski, dy prej të cilëve “Krokodili” dhe “Kumarxhiu” botohen nga BERK, përkthime këto të kryera në Burgun e Burrelit, ku ai edhe kryente dënimin si i burgosur politik. Gjithashtu, u fol ndër të tjera për vlerën e tyre në lëmin e përkthimit, po aq edhe në veçanti për novelën “Krokodili”, një vepër e Dostojevski që vjen për herë të parë në shqipe.
Botimi i këtij libri u mbështet nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

 

 

Comments are closed.

Close Search Window