Aktivitete, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mirëpriti dje shkrimtarin Virgjil Muçi në një mbrëmje letrare kushtuar letërsisë së tij dhe veçanërisht botimit të librit më të fundit “Fajin ma ka gjuha”, prej së cilit u vendos edhe sigla e festivalit kushtuar Tetorit të Librit, si një fjali gjithëpërfshirëse për problematikën që mundet të hap gjuha si kuptim dhe përçim te lexuesi.
Në prani të shkrimtarëve, përballë gazetares Fatmira Nikolli, autori rrëfeu për letërsinë që ai shkruan, për rëndësinë që ka folklori si bazë e fortë për të ngritur dhe ndërtuar një rrëfim, se si duhet vlerësuar letërsia jonë dhe raporti që ajo ka me letërsinë e kombeve të tjera.

Comments are closed.

Close Search Window