Aktivitete, Të rejat|

Tetori I Librit një muaj që na kujton rëndësinë që ka libri për edukimin dhe vazhdimësinë, u mbyll me një performancë artistike në nder të 110 vjetorit të lindjes së poetit tonë kombëtar Migjeni, në sallën Tefta Tashko në Ministrinë e Kulturës, nën praninë e Ministres së Kulturës znj. Elva Margariti.
Aktorja Ema Andrea dhe artisti Xhimi Lazri sollën një performancë të shkëlqyer tingujsh e vargjesh nga krijmtaria e Migjenit, ndërsa poetja Natasha Lako foli për protestën që mbartin ende vargjet e tij.
Të pranishëm në këtë mbrëmje poetike ishin shkrimtarë, poetë, lexues.

Comments are closed.

Close Search Window