Në kuadër të aktiviteteve mbi librin dhe leximin dje në mjediset e shkollës së mesme Qemal Stafa në Tiranë, u organizua një takim letrar, me temën “100 Vjet Ilse Aichinger- Autorët dhe Totalitarizmi”, bazuar në veprën e kësaj autoreje “Die grössere Hoffnung”, “Shpresa më e Madhe”.
Aktiviteti u zhvillua me nismën e rrjetit Traduki, ku bën pjesë edhe Minsitria e Kulturës dhe Qendra e Librit dhe Leximit, nën kujdesin e Fondacionit S. Fischer Stiftung, entit Poeteka, e përfaqësuar nga z. Arian Leka, në bashkëpunim me përkthyesen e veprës znj. Anna Kove dhe regjisorin z. Kastriot Ramollari, i cili bashkë me një grup nxënësesh të kësaj shkolle, vunë në skenë edhe një pjesë nga libri.
Gjatë aktivitet pati edhe diskutime nga nxënësit dhe mesuesit si dhe lexime nga vepra e autores austriake Ilse Aichinger. Në fund, në emër të QKLL, nxënësve të cilët luajtën pjesën dramatike, iu dhuruan disa libra.