Aktivitete, Të rejat|

Mirëpritëm sot në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit zv/ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri, z. Abdullah Al Shehri, dhe znj. Amina Al Shahrani, atashe kulture, për të folur mbi hapësirat e komunikimit në fushën e librit mes dy vendeve.
Në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, më 18 dhjetor 2021, do të kremtohet me një aktivitet të veçantë Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe, një ngjarje kulturore që synon promovimin e produktit letrar (në shqipe dhe arabishte) mes dy vendeve, ku synohet të bashkohen së bashku letrarë, shkrimtarë, përkthyes, gjuhëtarë në shkëmbimet ndërgjuhësore e ndërkulturore, përfaqësues të të dy vendeve/kulturave. E pranishme në takim ishte dhe zv/dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Dr. Drita Rira.

Comments are closed.

Close Search Window