Konsultime Publike dhe Memorandume, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Serbisë nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi, me në fokus fushën e letërsisë dhe kulturës, përkthimin dhe botimin e veprave letrare në të dyja gjuhët, festimin e përvjetorëve të rëndësishëm në historinë e letërsisë së të dyja vendeve.

Marrëveshja u nënshkrua nga Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë 🇷🇸 Miloś Janković dhe drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Serbisë do të nxisin përkthimin dhe botimin e veprave letrare në të dyja gjuhët.

Të dyja palët do të ndërmjetësojnë për t’u lidhur me shtëpitë botuese, revistat letrare dhe profesionale dhe organizata të tjera eksperte nga fusha e letërsisë dhe asaj të kulturës.

Palët gjithashtu marrin përsipër të punojnë aktivisht për shtrirjen e bashkëpunimit kulturor në të gjitha fushat, projektet, ekspozitat dhe vizitat e delegacioneve të mundshme etj.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë, Milos Iankovic i dhuroi drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit një fjalor dygjuhësh shqip-serbisht të hartuar në vitin 1935 nga Luk Lukaj, një personalitet shqiptar, të cilin e lidhte me Serbinë dashuria për një grua.

Fjalori përmban fjalë të vjetra shqipe që datojnë nga viti 1935, ku dallohen fjalë shqipe si: farëshkrim, baltovicë, çpërthye, çpesh, gumsoj, etj.

Miloś Janković vizitoi dhe Bibliotekën “Sotir Kolea”.

Comments are closed.

Close Search Window