Nënshkruam sot një marrëveshje bashkëpunimi mes Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Librarisë Ulqini, libraria e parë e librit shqip për shqiptarët e Malit të Zi, krijuar me mbështetjen e qeverisë shqiptare.
Bashkë me Drejtoreshën e Librarisë znj. Arlinda Osmanoviq u angazhuam për më shumë prani të autorëve shqiptarë në hapësirat e kësaj librarie, për të krijuar një diskutim mbi leximin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe.
I pranishëm në këtë moment ishte dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi, z.Faik Nika.