Qendra Kombëtare të Librit dhe Leximit mirëpriti në mjediset e saj Komisionin Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik.
Drejtoresha e QKLL-së Alda Bardhyli, i njohu deputetët e këtij komisioni me punën e bërë nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, në zbatimin e projekteve në fushën e librit, nën mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, duke synuar përhapjen e kulturës së leximit në të gjithë vendin, nxitjen e krijimtarisë, forcimin e rolit promovues dhe edukativ të bibliotekave dhe mbështetjen e projekteve për promovimin e letrave shqipe në tregun evropian dhe atë botëror.
Rritja e vëmendjes ndaj autorit shqiptar dhe nxitja e diskutimeve me në fokus librin në diskursin publik, rishikimi i ligjit aktual për librin, pjesëmarrja në aktivitete ndërkombëtare përmes rritjes së partneriteteve, promovimi i të rinjve, ka qenë pjesë e rëndësishme e punës së QKLL.
Sfida e leximit është një sfidë që na bën bashkë të gjithëve.