Aktivitete, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mirëpriti në mjediset e saj Ambasadorin e Egjiptit në Shqipëri, zotin Mohamed Heider. Fokus i këtij takimi ishin projektet e përbashkëta për librin dhe leximin në bashkëpunim me Ambasadën dhe QKLL-në për përhapjen e kulturave letrare të të dy vendeve.

Një temë tjetër e rëndësishme e këtij takimi ishte edhe krijimi i një plani të përbashkët për njohjen e shkrimtarëve dhe letërsisë shqipe në Egjipt dhe anasjelltas, si dhe u fol për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta midis dy vendeve përgjatë Javës së Kulturës Egjiptiane në muajin shtator.

Comments are closed.

Close Search Window