Aktivitete, Të rejat|

Me Mike Ngwaru menaxherin e librarisë lundruese Logos Hope biseduam për pasurimin e kësaj hapësire me librin shqip.
Në një kënd të veçantë do jenë së shpejti autorë shqiptarë; që do të bëhen pjesë e kësaj librarie historike që prej më shumë se gjysëm shekulli përshkron botën.
Për vizitorët shqiptar që do kundrojnë këtë librari në brigje të tjera që e presin; takimi me librin në gjuhën shqipe do të jetë një befasi e bukur!
Një anije me gjatësi prej 132,5 m, përmban 5000 tituj librash, ku shërbejnë 300 persona vullnetarë.
Një mesazh dijeje, që udhëton në të gjithë botën, që prej viteve ’70, që ka pritur e përcjellë rreth 46 milionë vizitorë do të jetë një muaj në brigjet shqiptare ku pas Vlorës do të ndalojë në Durrës nga dt 7-18 tetor.

Comments are closed.

Close Search Window